
Ushtria izraelite njoftoi të martën se në një operacion kompleks shpëtoi një 52-vjeçar të mbajtur peng nga Hamasi në Gaza që nga 7 tetori.
Pengu, Kaid Farhan Al-Qadi, u shpëtua në jug të Gazës, tha Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) në një deklaratë.
“Gjendja e tij shëndetësore është stabël dhe u shoqërua nga ushtria izraelite për një kontroll mjekësor në spital. Familja e tij është njoftuar për detajet”, thuhet në deklaratë.
Pengu i shpëtuar është nga një komunitet beduin pranë qytetit jugor të Rahatit, i cili punonte si roje në një fabrikë paketimi në Kibbutz Magen më 7 tetor.
Mediat izraelite raportojnë se besohet se 104 nga 251 pengjet e rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor mbeten në Gaza, përfshirë trupat e 34 të vdekurve të konfirmuar nga IDF.



