BE do të imponojë detyrime ndaj importeve të SHBA-ve, pas tarifave të Trump

BE do të imponojë detyrime ndaj importeve të SHBA-ve, pas tarifave të Trump

Të premten Bashkimi Evropian do të fillojë të vendosë detyrime të importit me 25 përqind ndaj një sërë produktesh amerikane, në përgjigje të tarifave të SHBA të vendosura mbi çelikun dhe aluminin e BE në fillim të këtij muaji, tha të mërkurën Komisioni Europian.

Masa konfirmon një acarim të fshehtë që mund të përshkallëzohet në një luftë të plotë tregtare, veçanërisht nëse Presidenti i SHBA Donald Trump kryen kërcënimin e tij për të penalizuar makinat evropiane.

Levi jeans

Komisioni zyrtarisht miratoi një ligj që vendoste detyrimet për mallrat e SHBA, duke përfshirë produktet prej çeliku dhe alumini, prodhimet bujqësore si qumështi dhe kikirikët, burbon, xhinse dhe motoçikleta.

"Ne nuk duam të jemi në këtë pozicion", tha në një deklaratë Komisioneri i Tregtisë së BE, Cecilia Malmstrom, duke shtuar se vendimi i "njëanshëm dhe i pajustifikuar" i SHBA kishte lënë BE-në pa zgjidhje.

Ajo e quajti reagimin e BE-së në përpjesëtim dhe në përputhje me rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe tha se ato do të hiqen nëse Uashingtoni do të hiqte tarifat e metalit. Eksportet e çelikut dhe aluminit të BE-së që tani përballen me tarifat e SHBA janë me vlerë rreth 6.4 miliardë euro, raporton Reuters.

A worker at German steel manufacturer Salzgitter AG stands in front of a furnace at a plant in Salzgitter, Germany, March 1, 2018

Donald Trump vendosi tarifa ndaj BE, Kanadasë dhe Meksikës me 25 për qind në çelik dhe 10 për qind në alumin në fillim të qershorit, duke i dhënë fund përjashtimeve që ishin në fuqi që nga marsi.

Kanadaja ka njoftuar se do të imponojë tarifa hakmarrëse për 16.6 miliardë dollarë të eksporteve amerikane nga 1 korriku. Meksika vendos tarifat në produktet amerikane duke filluar nga çeliku, derri dhe deri tek burbon dy javë më parë.

Disa nga produktet e zgjedhura janë projektuar për të synuar shtetet e republikanëve, të cilët kërkojnë të mbajnë kontrollin e të dy Dhomave të Kongresit në zgjedhjet e nëntorit.

BE gjithashtu ka në tarifa potenciale rezervë prej 10 për qind në 50 për qind që mund të imponojë mbi 3.6 miliard euro të importeve të SHBA në tre vjet.

 

 

 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy