Vuçiç: Do t’i kërkoj Putin që të dalë me qëndrim për Kosovën

Vuçiç: Do t’i kërkoj Putin që të dalë me qëndrim për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka paralajmëruar nga Moska se do të flasë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, që të ketë një qendrim në lidhje me problemin e Kosovës.

Kreu i shtetit serb ndodhet në Moskë ku do të takohet me shefin e Kremlinit që dje u betua në mandatin e tij të katërt si president i vendit. Gjatë vizitës së tij zyrtare, Vuçiç ka thënë se kur të takohet me Putin do t'i thotë se kur të gjithë po angazhohen maksimalisht për çështjen e Kosovës, do të ishte e rëndësishme që edhe Rusia të dalë me qëndrimin e saj politik.

Do t'i them presidentit Putin, që jo vetëm me mbështetjen direkte që i ofron Serbisë, por të dalë pa ekuivokë me qëndrimin e tij politik në të gjitha organet edhe në institucionet dhe organizatat ndërkombëtare për Kosovën", ka thënë Vuçiç.

I pyetur se çfarë porosie do t'i jap homolohut të tij rus kur ai të takohet, Vuçiç ka folur shkurt.

Do t'i them presidentit Putin që ta shikojmë më thellë problemin e Kosovës dhe Metohisë”, ka thënë ai.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy