41 mln euro pasuri me origjinë kriminale e sekuestruar nga SPAK/ Beçi: Pak në raport me kullat e mëdha që ndërtohen në Tiranë

41 mln euro pasuri me origjinë kriminale e sekuestruar nga SPAK/ Beçi: Pak në raport me kullat e mëdha që ndërtohen në Tiranë

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda Eugen Beçi vlerësoi në emisionin "Fact Check" se në raportin e SPAK për vitin 2023 kishte rezultate që duhen vlerësuar.

Megjithatë sipas Beçit 41 milionë euro asete me origjinë kriminale të sekuestruara për një vit janë shumë pak, në raport me kullat e mëdha që ndërtohen në Tiranë, ku ka dyshime për pastrim parash.

Kishte rezultate që duhen vlerësuar. Mund të ishin shumë më të mira në raport me pritshmëritë e publikut. Sukseset e SPAK duhen parë në drejtim të cilësisë së hetimit, dhe në drejtimin e sekuestrimit të aseteve kriminale. Hetimet proaktive sipas raportit janë rritur. Hetimet kryesisht përsëri janë rritur, këto janë një hop cilësor. Ka një hop cilësor në sasinë e parave dhe pronave të sekuestruara.

Është sukses që SPAK-u sivjet sekuestron 41 milionë asete, por shumë më pak se pritshmëritë. Ne e dimë shumë mirë që krimi i organizuar në vitet e fundit i ka shtuar investimet. Janë shumë pak 41 milionë krahasuar me kullat e mëdha që ndërtohen në Tiranë, të dyshuara për pastrim parash”.

I ndalur te qytetet e nxehta në Shqipëri, e posaçërisht te Fushë-Kruja, Beçi tha se ka nevojë për hetime dhe rivlerësim të dosjeve të vjetra të pezulluara.

Qytetet që i quan zona të nxehta, janë qytete që kanë lidhje me kufirin, me pasjen e doganave, me administratën. Fushë-Kruja në 30 vite ka qenë magazina e krimit, është një zonë ku bëheshin plane për krim të organizuar dhe vrasje. Sot ka ardhur momenti që SPAK-u të tregojë se në atë zonë duhet të ndërhyhet me hetime, jo me operacione sporadike. SPAK mund të mbledhë dosjet e vjetra të pezulluara dhe t’i rivlerësojë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy