
Regjisori i "No Time to Die" Cary Fukunaga është akuzuar për sjellje të papërshtatshme me vajzat e reja në xhirime.
Burime anonime nga produksioni thanë për Rolling Stone se regjisori është akuzuar për shpërdorim detyre pasi duke abuzuar me pushtetin ka ngacmuar aktoret e reja femra dhe anëtaret e tjera të stafit.
Qëllimi i tij, pretenduan ata, është të përfshihet në marrëdhënie romantike. Sipas Rolling Stone, një grua e paidentifikuar, e cila thuhet se u takua me të pasi u njohën në shesh xhirime, tha se një "peshë e rëndë" u "heq" pasi u ndanë.
“Kur mendoj për të, dua vetëm të vjell”, tha ajo.
Avokati i 44-vjeçarit mohoi pretendimet për Rolling Stone, duke thënë në një deklaratë: "Nuk ka asgjë të turpshme të kesh miqësi apo marrëdhënieve romantike konsensuale me gratë".
“Ai krijon një mjedis pune që është krijues, bashkëpunues dhe mikpritës për të gjithë”, shtoi Plonsker në deklaratë.



