Hetimi/ Papa: Demokratët po spostojnë vëmendjen, edhe nga burgu Trump mund t’i fitojë zgjedhjet! (VIDEO)

Hetimi/ Papa: Demokratët po spostojnë vëmendjen, edhe nga burgu Trump mund t’i fitojë zgjedhjet! (VIDEO)

Drejtuesi i emisionit “Fokus", Robert Papa, i atashuar për MCN pranë DASH, Robert Papa foli përmes një lidhjeje skype mbi zhvillimet e fundit në SHBA, ku kanë nisur hetimet ndaj Donald Trump, dhe janë paralajmëruar trazira nëse ai ndiqet penalisht. Sipas Papës demokratët po spostojnë vëmendjen nga kriza ekonomike dhe skandalet përmes hetimit të ish-Presidentit të SHBA.

Papa thekson se nëse përfundon në burg Trump sërish mund t’i fitojë zgjedhjet, çka sipas tij do të ishte spektakolare. Ai vë në dukje se ndonëse FBI-ja është teknikisht e pavarur, Prokurori i Përgjithshëm është i emëruar politikisht, dhe së fundmi në Departamentin e Drejtësisë ka celula me bindje të majtë dhe liberale.

Demokratët kanë vendosur të spostojnë vëmendjen te hetimet ndaj Trump, i cili ende s’ka deklaruar nëse do të kandidojë për President në 2024-ën, por gjasat janë që të kandidojë përsëri. Në mesmandati fiton gjithmonë partia e opozitës. Kongresi nuk diskutohet që do merret nga republikanët, problemi është a do merret Senati që është 50 me 50 për qind. Demokratët janë më të zgjuar, kërkojnë të shmangin skandalet, inflacionin galopant, duke shmangur vëmendjen të hetimi për Trump. FBI teknikisht është e pavarur, por Prokurori i Përgjithshëm është emërim politik. Por nuk mund të thuash që veprimet e tyre janë politike. Në sondazhe Biden është skandaloz. Kërkoj të spostojë vëmendjen sepse ekonomia është shumë keq. Skandalet e familjes Biden janë shumë të mëdha. Problemi është që s’mund ta ndalojnë dot Trump. Unë kam besim që nëse Trump kandidon ai fiton. Ende masa më e madhe e Partisë Republikane mbështesin Trump. A do ketë probleme me ligjin? Me këto dokumente e shoh të pamundur që mos ketë një akuzë ligjore. Fakti që asnjë avokat s’po merr përsipër ta mbrojë, ligjërisht është e goditur”.

Lidhur me trazirat e mundshme, Papa shprehet:

Nëse kujtojmë 6 janarin, ato po ndodhin përsëri. Është një masë e madhe republikanësh që mendojnë se zgjedhjet u vodhën. Demokratët shpresojnë te ligji abortit sepse masa e madhe e femrave do votojnë demokratët. Masa e të bardhëve amerikanë, e ndjejnë veten të shtypur dhe të persekutuar, është masa që me votë kërkon t’i japë shuplakë. Edhe nëse shkon në burg, Kushtetuta se ndalon të kandidojë dhe të fitojë nga burgu. Pavarësisht se mund të shkojë në këto procedura, sërish mund të jetë President, ajo do ishte spektakolare. Trump ishte Trump, ka marrë shumë dokumente sekrete. Por presidenti amerikan ka të drejtë të deklasifikojë çdo dokument. Kjo është një lojë juridike, por që për mendimin tim më shumë i dëmton republikanët me demokratët. Biden është i dobët, po vazhdon ringjalljen e marrëveshjes me Iranin, një shtet terrorist. Politika e jashtme amerikane ka treguar një dobësi të madhe sidomos me luftën ne Ukrainë”.

Ai shton se republikanët mund të marrin edhe Senatin përpos Kongresit, duke shtuar se përcaktuese mund të jetë ekonomia.

Departamenti i Drejtësisë vepron në mënyrë të pavarur, por prokurori është emërim politik. Natyrisht ata luajnë sipas ligjit. Kohët e fundit janë futur elementë me bindje liberale. Para zgjedhjeve patën skandal të madh me djalin e Biden, i korruptuar, njeri mediokër. FBI ndaloi hetimet dhe ndikoi te FB që këto të mos publikoheshin. Kjo bën që media amerikane të thotë që Departamenti i Drejtësisë ka celula që mbështesin të majtën. Luajnë sipas ligjit, por simpatitë personale ndikojnë. Unë mendoj që Republikanët do ta marrin edhe Senatin dhe nëse Trump hyn në garë do të jetë edhe fitues, sepse ekonomia është kryesorja, nuk rrezaton forcë. Nëse Kongresi kalon nga Republikanët do kemi hetime në krah të kundërt”.

Lidhur me Mikhail Gorbaçov, udhëheqësi i fundit i ish-Bashkimit Sovjetik, që u nda dje nga jeta, Papa jep këtë konsideratë:

Ka pasur të drejtë. Është një figurë e madhe dhe ne duhet t’i themi faleminderit! Është person që s’dashurohet në ish-Bashkimin Sovjetik. Është një figurë që i dha fund ‘Perandorisë së djallit’, pas presionit të Reganit. Vetëm një detante e re, një bisedë mes Rusisë, Amerikës, ai thotë edhe BE-në, vallë duhet futur edhe Kina. Putini nuk është Gorbaçov, ai ishte liberator, reformator. Ai humbi vendin e punës por bëri përmbysjen e madhe”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy