
Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend kërkesën për shtyrjen e afateve të Komisioneve të Vettingut.
Afatet e komisioneve të vettingut përfundojnë 5 vite nga momenti i funksionimit, praktikisht në qershor të vitit që vjen, por koha nuk është e mjaftueshme për t’i kaluar të gjithë në filtër.
Pra mandati organeve të vettingut përfundon në qershor 2022. Me këtë amendament të depozituar sot në Kuvend me firmat e 28 deputetëve të PS, mandati përfundon në 31 dhjetor 2024.
Por që të bëhen ndryshimet Kushtetuese kërkohen votat e PD-së në parlament. Opozita është shprehur se do të presë të shikojë draftin më pas do të shprehet.




