Kryeministri Edi Rama ka propozuar ndryshime në qeveri. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, Rama ka zbuluar dhe emrat e rinj të kabinetit qeveritarë.
Rama ke vendosur t’i besojë Ervin Metës, financat dhe ekonominë e vendit, post i cili mbahej deri më tani nga Delina Ibrahimaj. Kjo e fundit, me ndryshimet e reja do të mbajë postin e Ministres së Shtetit për Sipërmarrjen dhe klimën e Biznesit.
Ogerta Manastirliu do të marrë në dorë frenat e Arsimit dhe Sportit, ndërsa dikasterin e Shëndetësisë, Rama ia beson së fundit Albana Kociut. Sakaq, rikthehet në qeveri Anila Denaj, të cilës i është besuar Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Propozimet për ndryshimet në qeveri
Ministër i Financave dhe Ekonomisë – Ervin Mete
Ministër për Europën dhe punët e jashtme Igli Hasani
Minisër i Arsimit – Ogerta Manastirliu
Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rurual, Anila Denaj
Ministre e Shëndetësisë – Albana Koçiu
Ministre Shteti për Sipërmarrjen dhe klimën e Biznesit- Dleina Ibrahimaj
Ministër shteti për pushtetin vendor - Arbian Mazniku
Vijon...



