Komandanti i Gardës takim me kreun e GJKKO-së për sigurinë  (VIDEO)

Komandanti i Gardës takim me kreun e GJKKO-së për sigurinë (VIDEO)

Komandanti i Gardës së Republikës Simon Zereçi në ambientet e GJKKO, takim e inspektime me kryetarin e Gjykatës Erion Bani për gjendjen e sigurisë. 

Një ditë më parë, Bani në mbledhjen e përgjithshme të gjyqtarëve kërkoi inspektime në të gjitha ambientet e gjykatave. Ai deklaroi se duhen evidentuar të gjitha problematikat deri tek pyetja e gjyqtarëve dhe stafit të gjykatave për çdo shqetësim apo problematikë që mund të hasin gjatë ushtrimit të funksioneve.

 

Në një raportim për Mcn Live në lidhje më këtë çështje, gazetari Arsen Rusta bën me dije:

 

Pas vendimit të unifikuar dhe qëndrimit të gjyqtarëve një ditë më parë, se ata nuk tremben nga forca e krimit, apo mesazhet kërcënuese, apo edhe ngjarjet për dëshmorë të atdheut, kanë kaluar në veprime konkrete. Kërkohet një rikonfigurim i masave të sigurisë në perimetrin e jashtëm, por jo vetëm, të  GJKKO dhe SPAK, si institucion i rëndësisë së ve çantë që mbrohet dhe është nën juridiksionin e Gardës së Republikës. Sa i përket parkimit, trotuarit, kontrollit, skanerit, por edhe elementëve të tjerë të sigurisë. Masa shtesë pritet të ketë në këtë institucion të rëndësisë së ve çantë. Por ngjarja kriminale ndodhi në një gjykatë tjetër, atë të Apelit të juridiksionit të përgjithshëm, ku edhe pse me shkresa ishte paralajmëruar një cenim i sigurisë s’pati një reagim. A do ketë një ndryshim të qëndrimit për sigurinë e gjykatave dhe prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm? Kjo mbetet për t’u parë, por pamjet e sotme flasin se diçka do të ndryshojë”.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy