Viti i ri shkollor, në Kosovë po testohen mësuesit për Covid-19

Viti i ri shkollor, në Kosovë po testohen mësuesit për Covid-19

Në Kosovë, Ministria e Arsimit ende nuk ka një vendim zyrtar për nisjen apo jo të vitit të ri shkollor më 14 shtator. Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, ka deklaruar se vendimi do të merret pas rekomandimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-ja.

Ne jemi të përgatitur dhe siç e dini sipas Ligjit Anti-COVID, Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK-ja kanë disa kompetenca shtesë, presim rekomandimin e tyre për ta nxjerrë ne vendimin për fillimin e vitit të ri shkollor”.

Por ndërkohë, në Kosovë do të nisë testimi i mësuesve në mënyrë rastësore.

Ne kemi informata se do të testohen 1500 mësimdhënës në nivel të Kosovës, që i bie mbi 5,6 për qind për ta ditur gjendjen e infeksionit se me cilën gjendje po hyjmë në këtë vit të ri shkollor. Ka filluar testimi sot, kanë shkuar mësimdhënësit e përzgjedhur në mënyrë të rastësishme për t’u testuar në Ferizaj”, ka thënë ministri Likaj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy