Një marrëveshje amerikane për zgjidhjen e ngërçit të dialogut?

Një marrëveshje amerikane për zgjidhjen e ngërçit të dialogut?

Gjatë takimit para pak ditësh në Shtëpinë e Bardhë, presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, mund t’u jetë vënë përpara një draftmarrëveshje për zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi.

Sipas mediave të Kosovës, të cilat i referohen Periskopit, marrëveshja ka dy opsione: korrigjimin e kufijve ose Asociacion Plus, me kërkesa të veçanta nga ana e Serbisë, opsion i cili, sipas burimeve, është i preferuari i ndërmjetësueve amerikanë.

Pritet që kjo fazë bisedimesh të jetë dinamike, e ngjashme me atë të Rambujesë, ku palëve u janë ofruar vetëm dy opsione, apo “merre ose lëre”. Ndërkohë, Serbisë nuk i është kërkuar të ndalet fushata për anulimin e njohjeve.

Formati i bisedimeve për marrëveshjen përfundimtare, do të jetë në nivel presidentësh me ekipe që ata do t’i përzgjedhin vetë.

Siç raporton “Periskopi”, Thaçit dhe Vuçiçit u është thënë se ‘palëve që nuk janë të gatshme të nënshkruajnë, do të kenë sanksione të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës’.

Një ditë më parë, presidenti Thaçi tha se BE-ja ka dështuar si negociatore në bisedimet Prishtinë-Beograd, duke u shprehur besimplotë te Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy