
"Sapo të kemi vaksinuar të gjithë popullsinë tonë, ne do të merremi seriozisht duke dhuruar vaksinat tona të tepërta në vendet që kanë nevojë për to.
Shumë nga kombet europiane kanë burime të mjaftueshme, për këto donacione ne u referohemi vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme", u shpreh virologu Anthony Fauci, këshilltari i presidentit për çështjet shëndetësore të Presidentit të SHBA Joe Biden.
Fauci shpjegoi se "për momentin" Shtetet e Bashkuara nuk kanë vaksina të tepërta. "Por ne do t'i kemi ato. Vaksinat që kemi tani, ne i administrojmë tek popullata jonë për t'i vaksinuar plotësisht”.
SHBA ka një proces të qëndrueshëm vaksinimi i cili po ecën në hapat e duhur për arritjen e imunitetit të tufës.
Aktualisht numri i të vaksinuarve plotësisht kundër COVID-19 është 60 milionë, ndërsa 100 milionë qytetarë kanë marrë vetëm dozën e parë të saj.
Pavarësisht masave shtrënguese anti-Covid dhe fushatës së vaksinimit, kohët e fundit është ndjerë një rritje e rasteve të reja të infektimit, falë variantit britanik të Covid-19.
Një gjë të tillë e ka mbështetur edhe Fauci duke thënë se është e mundur që varianti britanik i Covid-19 të jetë përgjegjës për rritjen e rasteve të infektimeve me virusin.



