E veja e ish-sportistit sjell në jetë vajzën e tij 15 muaj pasi ai vdiq

E veja e ish-sportistit sjell në jetë vajzën e tij 15 muaj pasi ai vdiq

Ellidy Pullin, partnerja e snowboarderit olimpik australian Alex "Chumpy" Pullin, ka sjellë në jetë vajzën e tyre 15 muaj pas vdekjes së tij.

Pullin, një kampion bote dy herë në snowboard vdiq teksa po peshkonte me shtizë në vendlindjen e tij Australi në korrik 2020.

Snowboardisti, 32 vjeç, ishte mbajtësi i flamurit australian në Lojërat Olimpike Dimërore 2014 në Soci, Rusi dhe konkurroi në tre Olimpiada gjithsej. Ai njihej si një zhytës me përvojë dhe më parë kishte postuar në rrjetet sociale për pasionin e tij për peshkimin me shtizë.

Pullin njoftoi se ishte shtatzënë në qershor, duke shkruar në Instagram se ajo dhe partneri i saj i ndjerë kishin “ëndërruar prej vitesh” për të pasur një fëmijë.

"Babai yt dhe unë kemi ëndërruar për ty prej vitesh vogëlushe. Me një ndryshim në mes, jam e nderuar që më në fund të mirëpres në këtë botë një pjesë të fenomenit Chumpy!" ka shkruar ajo.

Pullin tha se ajo dhe Alex ishin përpjekur të mbeteshin shtatzënë para vdekjes së tij, por vuri në dukje se ata kishin vështirësi në ngjizjen, duke shtuar se ajo kishte një numër të ulët të vezëve.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by El Pullin (@ellidy_)

"Ne e provuam për disa muaj të tjerë dhe më pas menduam për IVF." tha ajo.

Foshnja e çiftit, Minnie Alex Pullin, u ngjiz me IVF (fertilizimi in vitro) dhe lindi më 25 tetor. Ellidy tha: "Ne e bëmë atë proces të marrjes së spermës, sepse Chump vdiq. Mjeku zgjodhi spermën më të mirë, më të qëndrueshme nga miliona dhe e hodhi atë drejt e në vezë."

Ellidy i tha Vogue Australia se shtatzënia e saj ishte "e hidhur", duke shtuar: "Nga njëra anë, ndihem e pushtuar nga lumturia."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy