Mediat serbe, Rama takohet me Vuçiç në Paris

Mediat serbe, Rama takohet me Vuçiç në Paris

E.N/TemA TV

 

Kryeministri i vendit, Edi Rama është takuar paraditen e sotme me Kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiç gjatë punimeve të Samitit të vende të Ballkanit Perëndimor në Paris. Lajmin e raporton gazeta serbe Blic ndërsa shton se në kuadër të këtij samiti, Vuçiç gjatë mëngjesit të sotëm mbajti një takim kokë më kokë me Kryeministrin e Shqipërisë para edhe se të mbajë një vazhdë takimesh me personalitete të larta të politikës europiane si Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn apo me Ministren e Jashtme të BE, Federica Mogherini.

 

Gjithashtu Vuçiç u shpreh entuziast pas takimit me Ramën duke dhënë dhe lajim se shpejt mes dy vendeve do të ketë një konference të përbashkët ku në qendër do të jetë biznesi, po ku do të marrin pjesë edhe politikanë. Sipas Blic ky takim mendohet të mbahet pas dy apo tre muaj për të testuar se si mund të përmirësohem marrëdhëniet mes dy vendeve. “Do të jetë një gjë e mire për diasporën tone, për paqen dhe stabilitetin në rajon, por gjithashtu edhe për ekonominë tonë” – u shpreh mes të tjerash Vuçiç për mediat në Paris.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy