
Nesër zhvillohet në Pogradec mbledhja e parë e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Maqedonisë. Mbledhja do të fokusohet në zgjerimin e rrjetit të infrastrukturës mes dy vendeve, nxitjen e shkëmbimeve tregtare dhe forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë.



