
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi disa ditë më parë tha se “5D” ka përfituar dy pagesa të tjera nga Bashkia e Tiranës.
Në një intervistë me gazetarin e MCN Tv Mariglen Kume, Këlliçi tha se SPAK po lejon që të zbrazen llogaritë bankare dhe të shiten asetet që janë në pronësi të drejtorëve të Bashkisë Tiranë.

Janë ekzekutuar 2 pagesa në favor të kompanisë 5D, ndërkohë që pronarët faktikë të komoanisë 5D ndodhen në qeli dhe në protje të gjykimit dhe ndërkohë që pronari real, përfituesi më i madh dhe pronari fakti i inceneratorit të Tiranës Erion Veliaj vijon të qëndrojë në mënyrë të paligjshme në zyrën e kryetarit të Bashkisë Tiranë. Është ngjarje tronditëse, kalon kufijtë e çdo ngjarjeje normale. Është masazh i qartë tallje dhe denigrimi që bëhet edhe ndaj institucionev të drejtësisë, edhe ndaj SPAK-ut që ka përgjegjësinë kryesore për këtë ngjarje.
Për një projekt që e ka fituar 5D në nëntor të 2021 me vlerë 530 mijë euro, nuk është bërë asnjë. Projekti ka qenë ndërtimi i një korsie biçikletash, nuk është bërë asnjë punë dhe kanë marrë 307 mijë euro edhe pse duhet të përfundonte në maj të 2022. Kanë kaluar 2 vite dhe asgjë nuk ka ndodhur dhe në kulmin e hetimeve Veliaj vijon të paguajë kompaninë e tij 5D me mijëra euro pikërisht ditën e protestën, të martën e kaluar.
Kjo është mesazh i qartë i paprekshmërisë që Veliaj pretendon dhe mesa duket ka nga SPAK, mesa duket paska të drejtë Veliaj kur thotë që i ka kolegë. Mbase do të dëgjojmë në ditët në vijim që i ka vartës dhe jo kolegë.
Kur jemi ne në dijeni dhe është e mundur që unë me grupin e ekspertëve pranë PD, në mënyrë vullnetare të bëjmë gjithë këtë punë, si mundet SPAK me 60 hetues të BKH-së të mos jenë në dijeni. Ne ia kemi vënë në dispozicion informacionet. Nuk ka asnjë reagim. Në mënyrën më absurde kanë kaluar 2 muaj dhe nuk sekuestrohen pasuritë, asetet e pronarëve 5D.
Po vijojnë të shesim me shpejtësi marramendëse prona, apartamente në mënyrë që të fitojnë sa më shumë para në mënyrë që nëse vjen masa e sekuestros të mos sekuestrohet asgjë. Njëlloj si me skemën e inceneratorit.
SPAK po i jep kohë pronarëve të 5D të shkarkojnë kontot bankare, të sheshin apartamentet që kanë në pronësi me çmime disi më të ulëta.



