
Shumë fëmijë të lindur në Ukrainë nën sulmin e Rusisë po quhen Jan, Javelin dhe Javelina, në nder të raketës amerikane antitank “Javelin” e përdorur gjerësisht nga ushtarët ukrainas kundër rusëve.
Lajmi u raportua nga agjencia Ukrinform, duke cituar Ministrinë e Drejtësisë së Kievit.
Për disa, lufta, në të cilën ukrainasit luftojnë për pavarësinë dhe sovranitetin e vendit tonë në muajin e dytë, ka luajtur një rol vendimtar në zgjedhjen e emrit për fëmijët e tyre.
Kështu tha ministria ukrainase në deklaratë. Më tej citohet emri i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze, të cilët kanë lindur në Vinnytsia dhe Kiev në ditët e fundit dhe të cilët janë quajtur Javelin dhe Javelina.



