Boksieri shqiptar, Besar Nimani, është vrarë të shtunën në mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë, raportojnë mediat gjermane.
“Bild” bën me dije se 38-vjeçari është qëlluar me armë zjarri sapo doli nga një restorant. Autori i dyshuar ende s’është arrestuar nga autoritetet gjermane.
Nimani në karrierën e tij si boksier ka garuar në kategorinë supervelter. Nga 27 ndeshje të luajtura, ai regjistron 26 fitore dhe një humbje.



