Isla Fisher dhe Sacha Baron Cohen kanë njoftuar se janë divorcuar. Përmes një publikimi në rrjetet sociale, çifti bëri me dije se kishin paraqitur kërkesën për divorc vitin e kaluar.
“Pas një ndeshjeje të gjatë tenisi që zgjati mbi njëzet vjet, ne më në fund po i hedhim raketat tona. Në vitin 2023 ne bashkërisht kërkuam t'i jepnim fund martesës sonë.”
Mesazhi vazhdoi duke thënë se dyshja “kanë dhënë gjithmonë prioritet” privatësinë dhe “kanë punuar në heshtje përmes këtij ndryshimi”.
“Ne gjithmonë do të ndajmë përkushtimin dhe dashurinë tonë për fëmijët tanë.,” shkruhet në postim.
Fisher dhe Cohen u martuan në vitin 2010 pasi prej vitesh ishin të fejuar dhe kanë tre fëmijë së bashku.



