Kosovë, 26 zyrtarë të helmuar nga kutitë serbe të votimit (VIDEO)

Kosovë, 26 zyrtarë të helmuar nga kutitë serbe të votimit (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë dhe e pazakontë ka ndodhur në Kosovë mëngjesin e së dielës. Nëpunës të shtetit, zyrtarë që që kanë qenë në Qendrën e Numërimit të Rezultateve kanë përfunduar në spital me simptoma alegjie: kruarje  e djegie në duar e fytyrë dhe temperaturë. 26 zyrtarët kosovarë dyshohet se janë helmuar nga zarfet me votat e ardhura nga Serbia dhe po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Procesi i verifikimit të zarfeve me vota, të ardhura nga Serbia, është ndërprerë rreth orës 11:00 dhe rasti tashmë është nën hetim nga policia e Kosovës, sipas zëdhënësit të policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

5 kuti rreth 80 litërshe kanë ardhur nga Serbia me vota, të cilat pas hapjes kanë kutërbuar. Procesi i numërimit të votave të ardhura nga Serbia ka nisur mëngjesin e sotëm dhe është ndërprerë pas disa minutave për shkak të kutërbimit. Policia është njoftuar për rastin. /GazetaExpress/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy