“Bojkoti s’do ndikojë aq negativisht mësimdhënie”, Halitaj: Të na lehtësohen tarifat, subvencion për qiratë e studentëve!

“Bojkoti s’do ndikojë aq negativisht mësimdhënie”, Halitaj: Të na lehtësohen tarifat, subvencion për qiratë e studentëve!

Përfaqësuesja e Unionit të Këshillave Studentor, Valbona Halitaj, duke folur në edicionin e lajmeve në MCN Tv tha se bojkoti dhe protesta e pedagogëve nuk do të ndikojë aq negativisht në mësimëdhënie. Halitaj tha se qeveria duhet të ndërmarrë masa lehtësuese në tarifa pasi çmimet dhe kostot e jetesës janë rritur.

Besoj që edhe protesta dhe bojkoti i pedagogëve nuk do ndikojë aq negativisht për mësimëdhënie, meqënëse jemi mësuar me mësimin online, e rëndësishme është që dinjiteti i pedagogëve të jetë në vendin e duhur. Gjëja e parë që do kërkohet është buxheti. Duke qenë se paratë janë ato që vijnë pas çdo problematike, është immediate që buxheti i arsimit të lartë të rritet. Vetëm Kosova është 4,2 për qind e GDP, Mali i Zi 4,6 e GDP. ndërsa Shqipëria ka arritur në vetm 3 për qind të GDP-së. Të paktën të jemi në një nivel me vendet e rajonit nuk po kërkojmë më shumë. Tarfiat gjithmonë janë të larta dhe ka disa taktika si studentët mund të përfitojnë ulje. Por tarifat e mastërit sidomos janë shumë të larta. Në momentin që ë mimet rrriten, qiratë rriten, të ardhurat tonë nuk po rriten. Qeveria duhet të na japë masa lehtësuese, dhe tarifa është një nga ato masa që studentët mund ta mirëpresin shumë mirë”.

Një nga masat e propozuara nga Halitaj ishte edhe subvencionimi i qirave të studentëve. Përfaqësuesja e Unionit të Këshillave Studentor thotë se kartën e studentit nuk e ka përdorur pasi shërbimet e saj nuk janë funksionale.

Qiratë janë cdo ditë e në rritje dhe studentët nuk mund t’i përballojnë qiratë që janë aktualisht. Ne duam që këto qira të ulen. Nëse jo të gjithë studentët janë të akomoduar në rezidenca studentore, 80 për qind janë në banesa me qira. Më të njëjtat të ardhura nuk mund t’i përballojmë. Kërkojmë një lloj subvencionimi. Kartën e studentit kam tre vite që e kam në xhep dhe s’e kam përdorur për asnjëherë të vetme. Shërbimet që ofron s’janë funksionale. Karta e studentit në qytetete të tjera s’funksionon. Jam nga Berati, kam jetuar për 4 vjet në konvikt. Nëse do bëja një llogari të thjeshte, qiraja, ujë drita, ushqim, me nevojiten diku te 500 mijë lekë për një jetesë minimale studentore, duke përfshirë projektet e shkollës. Literatura, është një pjesë tjetër, sepse duhet me patjetër të kenë libra 70-80 mijë lekë, për një semester. Punësimi ekziston si problem. Tregu i punës s’e lejon të punojë part time, në disa ditë të javës. Kemi shokë jashtë dhe ata e kanë të thjeshtë të punojnë”.

E pyetur nëse ka korrupsion nga pedagogët, Halitaj tha se nuk është hasur me asnjë rast ryshfeti, të paktën në përvojën e saj si studente.

Në këto 5 vite në asnjë moment të ndryshëm pedagogët nuk u kanë kërkuar studentëve diçka të tillë. Nuk u është kërkuar lekë për provime apo kurse. Nuk dua të them që s’ka fenomen të tillë, por në eksperiencën time personale s’kam pasur asnjëherë. Nuk kemi marrë përgjigje për kërkesat. Kërkesat tona janë minimale, të drejta. Përshkallëzimi jonë do vazhdojë me peticione, duke e përgjithësuar në të gjithë Shqipërinë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy