Nju-Jork, pronave të Trump u përgjysmohet vlera

Nju-Jork, pronave të Trump u përgjysmohet vlera

Pasi Donald Trump mbaroi mandatin dhe nuk u rizgjodh më president, edhe vetë marka Trump nuk është më e njëjta.

Katër vjet në Shtëpinë e Bardhë për Donald Trump sollën një humbje prej 51% të pronave të menaxhuara nga Organizata Trump, kompania e familjes.

Sipas Business Insider, në 2016 çmimi mesatar për metra katrorë ishte 3 346 dollarë, në 2017 ai ra në 1 903 dollarë për të arritur 1 619 dollarë në vitin 2020.

Humbje gjithashtu edhe për pronat që dikur kishin markën Trump dhe për të cilat rënia ka qenë 17% që nga 2016.

Pothuajse e njëjta gjë po ndodh me Floridës dhe West Palm Beach, ku ish-presidenti u vendos pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë.

Trump Plaza ndërkohë ka votuar për heqjen e emrit Trump nga prona. Vendimi u mor pas sulmit në Kongres nga protestuesit pro-Trump në të cilin pesë persona humbën jetën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy