Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas Greenfield, përsëriti në një intervistë për Al-Jazeera se presidenti amerikan, Joe Biden, është i gatshëm të bisedojë me Vladimir Putin për një plan paqeje për Ukrainën.
“Vendimi për t'i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës është në duart e Putinit", nënvizoi Greenfield, duke kujtuar se diplomacia është mënyra për t'i dhënë fund luftës.
Ndërkohë sipas burimeve të NYT, Vladimir Putin është i gatshëm të pranojë vdekjen ose plagosjen e 300,000 ushtarëve rusë, trefishin e humbjeve të Moskës deri më tani.



