Inceneratorët, Rama: Komisioni krijoi mundësinë për të parë se e vërteta është tjetër

Inceneratorët, Rama: Komisioni krijoi mundësinë për të parë se e vërteta është tjetër

Kryeministri Rama thotë se komisioni hetimor për inceneratorët krijoi mundësinë për të parë që e vërteta është tjetër nga ajo që pretendohet. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët për Këshillimin Kombëtar, Rama tha se do të jetë vetë nesër në komision.

Bëhen debate kush je ti e kush jam unë, kush ka vjedhur më shumë. Përtej kësaj problematike që po ndodh në atë komision, u krijua një mundësi për të parë që e vërteta është diçka krejt tjetër. Mezi po pres që të shkoj nesër, mos e humbni nesër”, tha  Rama.

Gjatë diskutimit, kreu i qeverisë u ndal edhe te njëra prej pikave të këshillimit kombëtar: deklarimi i të ardhurave të emigrantëve që janë përfituar nga puna në të zezë. Për shkak të kësaj të fundit, Rama tha se iu drejtua popullit për konsultim.

Po marr një çështje që është shumë e rëndësishme por që prek shumë familje. Çështja e kursimeve të emigrantëve në lekë të pa depozituar në bankë. Të gjithë emigrantët kanë bërë punëra në të zezë dhe kanë kursyer para që një pjesë e kanë sjellë këtu për familjen dhe një pjesë e kanë mundur ta ruajnë cash në shtëpi. Për ta është e pamundur që ato para t’i çojnë nëpër banka në vendet ku janë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy