COVID-19 i ka marrë jetën efektivit të Policisë Rrugore të Shkodrës, Safet Morina.
Ai nuk ka mundur t’i mbijetojë dot luftës me koronavirusin dhe ka ndërruar jetë.
Mësohet se Morina mbante postin e komandantit të qarkullimit rrugor në qytetin e Shkodrës.
I ndjeri la pas vetës katër fëmijë.



