Luzi: Njerëzit nuk dinë të ngasin automjetin, pengojnë dhe drejtuesit e tjerë (VIDEO)

Luzi: Njerëzit nuk dinë të ngasin automjetin, pengojnë dhe drejtuesit e tjerë (VIDEO)

Eksperti rrugor Arben Luzi, për aksidentet me 52 të vdekur në tre muaj thotë se njerëzit para se të dalin në rrugë, duhet të dinë të ngasin automjetet pasi bëhen pengesë për drejtuesit e tjerë.

Duke folur për “MCN Informacion”, ai tha se policia është mbikëqyrëse e zbatimit të Kodit Rrugor dhe të ndëshkon, por se tani ndëshkimi bëhet direkt nga zyra.

Drupal Ad

Ndëshkimin e bën vetë makineria me kamera inteligjente dhe të gjithë ne nëpërmjet telefonit e gjejmë ndëshkimin. Ka aplikacione që i kontrollon.

Ne jemi të rrugëve të vjetra të dy korsive 5.8 metra. Rrugët kanë marrë përmirësim shumë të madh, ka vend për përmirësime në sinjalizim, ka projektime rrugësh që kanë lënë për të dëshiruar, por në përgjithësi rruga ka marrë formën e saj.

Pas viteve 2002 rruga ka pasur gjithmonë ndryshimet e saj, por ne kemi problem mënyrën e ecjes.

Në rrugët interurbane, çuditërisht lëvizim të gjithë në korsinë e krahur të majtë, dalja nga Tirana deri në Qafë Kashar ka bllokim.

Të gjitha makinat ecin me 20 në orë. Njerëzit nuk dinë të ngasin automjetin dhe bëhen pengesë për drejtuesit e tjerë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy