Naomi Cambell për fondet e bamirësisë: Nuk kam marrë para

Naomi Cambell për fondet e bamirësisë: Nuk kam marrë para

Supermodelja Naomi Campbell është një grua që ka gjithçka: famën, paratë, bukurinë, dy fëmijë, edhe pse beqare me anë të surrogacisë.

Pasuria e saj arrin në 60 milionë dollarë, prandaj është e paqartë pse shoqata bamirëse “Fashion for Relief” që ajo themeloi i shpërdoroi fondet për aktivitete rekreative.

Pantera e Zezë, siç njihet ndryshe, këmbënguli se ishte e pafajshme.

“Naomi nuk ka marrë kurrë pagesa për përfshirjen e saj në “Fashion for Relief”, as nuk i ka faturuar ndonjëherë shpenzimet personale organizatës. Nuk u angazhua në mënyrë aktive në operacionet e përditshme të OJQ-së siç duhej të bënte”, tha zëdhënësi i saj për British Guardian.

Komisioni i Bamirësisë për Anglinë dhe Uellsin, mbikëqyrësi britanik që kreu hetimin, zbuloi në fund të shtatorit se shoqata bamirëse shpenzoi vetëm një shumë qesharake për bamirësi nga viti 2016 deri në vitin 2022, rreth 8.5%. Ndërkohë, paratë u përdorën për ahengje dhe aktivitete zbavitëse.

Për shembull, organizata kishte paguar faturën për qëndrimin e Campbell në një hotel me pesë yje në Kanë, përfshirë trajtime spa, shërbime në dhomë dhe cigare, për një total prej 7940 euro, një fluturim Londër-Nice për të transferuar vepra arti dhe bizhuteri, në një ngjarje për mbledhjen e fondeve në Kanë në vitin 2018, 14.800 euro.

Modelja britanike, së cilës i kushtohet një ekspozitë deri më 6 prill në Muzeun Victoria & Albert në Londër, i është ndaluar të veprojë si kujdestare e një shoqate bamirësie për pesë vitet e ardhshme.

Një fat i përbashkët me dy partnerët e tjerë në shoqatë, Bianka Hellmich dhe Veronica Chou, nëntë vjet ndalim për të parën, katër vjet për të dytën.

Supermodelja, e cila ka 15.9 milionë ndjekës në Instagram, themeloi “Fashion For Relief” në vitin 2005, “për të përmirësuar ekzistencën e atyre që jetojnë në situata të pafavorshme, duke bashkuar industrinë e modës si një forcë për të mirën”, lexohet në faqen e internetit të OJQ-së.

Një mënyrë për t’i bërë homazhe Nelson Mandelës, të cilin ajo e cilësoi si “gjyshin dhe mentorin e saj”.

Ish-presidenti i Afrikës së Jugut e kishte quajtur “mbesën e nderit” në vitin 1994.

Ai ishte frymëzimi im për lançimin e Fashion For Relief. Ai gjithmonë thoshte të përdorja zërin tim për të folur për gjëra që më interesonin dhe për të bërë diçka.

Në vitin 2021, Komisioni i Bamirësisë kishte zbuluar se shifrat nuk përputheshin.

“Nga 1.7 milionë të mbledhura, vetëm 5.500 paund shkuan për bamirësi,” përfunduan autoritetet mbikëqyrëse.

Më 1 tetor Campbell ishte në Paris, e veshur me Chanel, në daljen e saj të parë publike pas skandalit, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy