Ish-deputeti i PD-së, Arben Ristani u shpreh në MCN TV se çdo veprim i kryetarit të PD-së ka favorizuar Ramën, ndaj dhe sipas tij baza e konsideron atë “tradhtar”.
“Foltorja është politike, por defektet duhet ti diskutojnë demokratët në kuvend. Çështja është që Bashën ne e kemi biseduar dhe ai nuk mund të merret seriozisht sepse nuk është i qëndrueshëm. Ai ka bërë dhe libër që thotë nuk e vrasë babin dhe pastaj doli e kundërta. Pastaj doli e tha që unë e dua shumë babin po skam ca ti bëj Amerikës, pastaj doli tha këta janë trekëndëshi i Bermudës. Ai është një tokë e kripur nuk prodhon asgjë.
Kur çdo veprim i Bashës ka favorizuar Ramën, foltorja i thotë me të drejtë “tradhtar”. Ai etiketohet tradhtar sepse ai ka çuar ujë te Rama.
Kuvendi do të mblidhet verifikon kuorumin dhe vazhdon punën. Administrata ka për detyrë sipas statutit të bëjë këtë punë që ka për të bërë.”, u shpreh Ristani.



