44% e testeve në Maqedoninë e Veriut pozitiv, ndërrojnë jetë edhe 24 persona

44% e testeve në Maqedoninë e Veriut pozitiv, ndërrojnë jetë edhe 24 persona

Maqedonia e Veriut vijon të regjistrojë shifra të larta të koronavirusit. Autoritetet shëndetësore atje bëjnë me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 1.112 raste të reja nga 2.533 tamponë të kryer, me një raport tepër të lartë tampon-raste, 44%.

Ndërkohë këtë të diel kanë ndërruar jetë edhe 24 pacientë. Ndërsa janë shëruar edhe 709.

Katër viktima janë nga Shkupi (të moshës 76, 62, 67 dhe 70 vjeçare), një viktimë është nga Kumanova (64 ), një nga Shtipi (87), tre nga Prilepi ( të moshës 69, 45 dhe 79 vjeçare), dy nga Tetova (41 dhe 65 vjeç), dy nga Velesi (81 dhe 61 vjeçar), pesë viktima nga Manastiri ( të moshës 70, 91, 48, 60 dhe 73 vjeçare), një pacient nga Ohri (89 vjeçar), një nga Kriva Pallanka (47 vjeç), një nga Krusheva (60 vjeç), një nga Koçani (41 vjeç), një nga Makedonski Brodi (40 vjeç) dhe një pacient nga Vinica (66 vjeçar). Të gjithë pacientët kanë ndërruar jetë në kushte shtëpie.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy