
Prej disa ditësh, në Shkup vijojnë protestat para selisë së qeverisë, kundër propozimit francez për marrëveshjen me Bullgarinë. Në një lidhje Skype me studion e lajmeve në MCN TV, analisti Anton Panchev tha se protestat kanë sfond politik dhe po përdoren nga individë të caktuar, duke rritur pa arsye tensionet etnike.
Duhet të kemi parasysh se në të vërtetë disa politikanë në Maqedoninë e Veriut manipulojnë ndjenjat e qytetarëve. Askush nuk po rrezikon identitetin e Maqedonisë. Ata po përdorin rastin për të luftuar për pushtet. Duke përdorur thirrje raciste, kanë rritur tensionin etnik, që është diçka e palejueshme.



