Gjendet vogëlushja e zhdukur pesë vjet më parë, por…

Gjendet vogëlushja e zhdukur pesë vjet më parë, por…

Mediat e kishin krahasuar me rastin e vogëlushes britanike, Madeleine McCann. Isabel Celis është zhdukur në 20 prill të vitit 2012, kur ishte vetëm 6 vjeçe.

Babai i saj denoncoi në atë kohë se e kishte gjetur bosh krevatin ku flinte vogëlushja në shtëpinë e tyre në Tucson.

Pas zhdukjes në mënyrë misterioze të vogëlushes, hetimet vijuan për pesë vjet të tjera. Ato kanë marrë fund pikërisht sot, kur kufoma e vogëlushes u gjet në një zonë rurale në kontenë Pima. Zona nuk ka asnjë lidhje me vendet që frekuentonin vogëlushja dhe familja e saj.

Ekspertë u është dashur plot një muaj për të arritur në përfundimin se eshtrat i përkisnin Isabelës së vogël. Tashmë policisë do t’i duhet edhe shumë kohë për të zbuluar se si ajo përfundoi në atë zonë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy