Pallatet mbi minierë/ Inxhinieri tregon rreziqet e mundshme: Ka prani të gazit metan, puset mbyllen me materiale jo të djegshme (VIDEO)

Pallatet mbi minierë/ Inxhinieri tregon rreziqet e mundshme: Ka prani të gazit metan, puset mbyllen me materiale jo të djegshme (VIDEO)

SPAK ka nisur hetimet mbi ndërtimin e 280 pallateve mbi minierën e Valiasit, lidhur me rrezikun e fjetur që mund të paraqesin tunelet dhe galeritë e puset e kësaj miniere.  

Arben Bakiu, inxhinier në minierën e Valiasit në një intervistë për emisionin “Fact Check” bën me dije se miniera ka statusin e mbyllur, por duhet monitoruar.

Bakiu thotë se në minierë ka prani të gazit metan, dhe mbylljet duhet të bëhen me material të padjegshëm. Inxhinieri thotë se te pjesa e kolonave mund të bëhen ndërtime, pasi ka një farë stabilizimi, ndërsa pjesa tjetër mund të paraqesë rrezik. Sipas inxhinierit gazi metan mund të dalë nëse ka shpime me sonda në thellësi. 

Duke rrëfyer përvojën 6-vjeçare të punës, Bakiu thotë: 

Në 1981 kemi filluar punën, ndërsa për herë të parë kemi hyrë për të bërë stazhin në 1980-ën. Në gusht të 81-shit filluam punën, atë punuam për 6 vjet, inxhinier nëntokë. Pastaj kam qenë edhe përgjegjës ajrimi për gjithë minierën. Pastaj erdha në fakultet. E kam shkelur me këmbë pothuajse të gjithë nëntokën. Ishte 3-4 kilometra, me punime nëntokësore, galeri. Kanë qenë 4 panele për t’u shfrytëzuar. Këto ka dalë vetëm qymyrguri. E kam mbyllur në 87’-ën me minierën e Valiasit”.


Lidhur me statusin e minierës, Bakiu thotë se në dijeninë e tij miniera ka statusin “e mbyllur”. I pyetur nëse një minierë e mbyllur ka predispozicion për ngjarje minerare apo rreziqe të ndryshme, inxhinieri thotë:

Varet nga kushtet që ka miniera. Në rastin tonë të gjitha punimet brenda minierës janë të mbyllura. Galeritë kryesore ma ha mendja, nga presioni, lagështia, duhet të jenë mbyllur fare. Përjashtim bëjnë puset. Puset vertikale dhe në bazë të rregullores duhet mbyllur me material inert, të padjegshëm. Sipër duhet t’i vendoset një tapë betoni. Sepse mund të dalë edhe gaz. Gjatë procesit të shfrytëzimit ka pasur shumë gaz metan dhe herë pas here ka pasur edhe shpërthimit. Aktiviteti kimik aty ka përfunduar. Problemi është si mund të dalë ky gaza po jo. Në pjesët që kemi shfrytëzuar, aty gazi është liruar. Në pjesët e tjera që nuk janë shfrytëzuar ekziston mundësia e pranisë së gazit metan. Miniera është mbyllur në vitet 90’, 33 vjet e mbyllur. Pjesa më e madhe e këtij vendburimi ku është miniera e Valiasit është e pashfrytëzuar. I gjithë pellgu i Tiranës ka qymyr poshtë”.


I pyetur nëse mund të ngrihet një lagje e re banimi mbi një minierë të tillë, inxhinieri shprehet: 

S’mund ta them me siguri. Kam parë miniera të tjera të shfrytëzuara që kanë dhënë ndikim në sipërfaqe. Si rregull sipërfaqja duhet të jetë e boshatisur. Zona ku janë puset është e stabilizuar. Pjesa tjetër është zhvendosur, por duke qenë se është e mbushur me shkëmbinj, ka një farë stabilizimi, por s’mund të themi plotësisht. Mund të vazhdojë stabilizimi në vite”.

I pyetur nëse mund të konsiderohet sot zona e stabilizuar, Bakiu thotë:

Te pjesa ku janë lënë kolonat, te puset kryesore, edhe te pjesa e ajrimit janë lënë kolona, nuk preket qymyri. Me përjashtim të pusit, në qoftë se nuk mbushet mund të paraqesë rrezik, prishet armatura e betonit dhe mund të kemi zhvendosje të faqeve të pusit. Shtypet armatura dhe mund të zhvendoset poshtë. Ndërsa pjesa tjetër për mendimin tim ka një farë stabilizimi, sepse është mbushur nga shkëmbinjtë e shkrifëruar. Por nëse aty del ujë mund të kemi edhe zhvendosje të vogla. Nëse bëhen shpime, gazi metan s’mund të them me saktësi sa mund të dalë, por gazi metan mund të dalë vetëm me shpime me sonda. Nëse pusi i ujit hapet në thellësi të madhe dhe takon shtresën aty nuk diskutohet që del gaz metan. Thellësia e puseve dhe e galerive në minierën e Valiasit kanë qenë 160 metra. Te pjesa e kolonave mund të bëhen ndërtime, te pjesa tjetër është cik e dyshimtë, nëse bëhen ndërtime shumë të mëdha mund të paraqesë rrezik, por s’mund ta them me saktësi sepse aty ka një farë stabilizimi të shkëmbinjve të tavanit”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy