Bumçi: Qëndrimet e Ramës dëmtojnë Kosovën dhe sigurinë e Ballkanit. Nuk arriti as te deklarata e Begajt! (VIDEO)

Bumçi: Qëndrimet e Ramës dëmtojnë Kosovën dhe sigurinë e Ballkanit. Nuk arriti as te deklarata e Begajt! (VIDEO)

Ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumçi tha në MCN Live se qëndrimi i kryeministrit Rama në lidhje me ngjarjet në Kosovë dëmton jo vetëm Prishtinën, por paqen dhe sigurinë në Ballkan. Bumçi vë në dukje se Rama nuk dënon sulmin ndaj Policisë së Kosovës, të cilin e dënuan edhe ndërkombëtarët. “Të paktën të kishte arritur te deklarata e Presidentit Begaj”, shprehet Bumçi, duke iu referuar kreut të qeverisë Rama. 

Kjo na tregon që situata është shumë e rëndë, shumë serioze. Është kërcënimi më i madh që i është bërë sigurisë së Kosovës. Ky është kërcënimi më i madh që i është bërë sovranitetit dhe integritetit të Kosovës. Municioni, përfshirja e manastirit, përdorimi i makinave që i ngjante atyre të KFOR-it, përdorimi i veshjeve të caktuara, të gjitha ishin të mirëmendura. Gjithçka Vuçiç e tregoi që do paraqitet si kryengritje, rebelim i serbëve të Kosovës, por në fakt nuk ishte i tillë. Përshkallëzimet erdhën me presionin dhe kërkesën e Vuçiçit për serbët e Kosovës që të bojkotonin zgjedhjet. Me guximin për të plagosur 30-40 ushtarë të KFOR-it dhe nuk pati reagim të fortë nga ndërkombëtarët. Mandej u morën peng 3 policë të Forcave të Sigurisë së Kosovës, dhe erdhëm më pas te kjo ngjarje shumë e rëndë. Me të drejtë këtu kemi reagime shumë të forta, dhe me të drejtë kërkohet ndryshim qasjeje, s’mund të përkëdhelet Serbia me objektivin e vetëm që do ta shkëpusim nga Rusia. Prandaj ngjarja është shumë e rëndë, nuk ka përfunduar. Nuk ka ndryshim të qasjes së Serbisë dhe Vuçiçit, prandaj duhet të ketë një reagim të fortë, në unison të faktorit ndërkombëtar. 

Këtu diskutohet për sigurinë e Kosovës dhe rajonit, nuk mund ta kufizojmë se kush është kryeministri i Kosovës. Deklarata e parë e fortë dhe serioze ka qenë ajo e ambasadorit amerikan në Kosovë, që e dënoi qartazi, njohu autoritetin e Kosovës. Gjermania ka qenë një ndër vendet me qëndrim të qartë, dërgoi menjëherë deputetin Sarrazin. Është e rëndësishme të kemi një qëndrim të qartë që është Vuçiç shkaktues i trazirave në Ballkan. Në marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit janë të gjitha pikat. Nuk mund të kthehet dialogu në një pikë të vetme si do Serbia, aq më tepër që tani e ka humbur komplet besimin. Serbia duhet të shkojë drejt normalizimin, nëse nuk e bën duhet të ketë sanksione të qarta”, tha Bumçi. 

Qëndrimi i kryeministrit shqiptar dëmton paqen dhe sigurinë në Ballkan, jo vetëm Kosovën. Është e qartë që z.Rama ka dobësuar pozitën e Kosovës, i ka dhënë kapital politik Vuçiçit, Serbisë, ky është një qëndrim i pashpjegueshëm, i pajustifikueshëm. Ai nuk dënon sulmin, këtë e bënë edhe ndërkombëtarët. Si mundet të dalë me atë gjuhë kryeministri i Shqipërisë, dhe të mos dënojë sulmin. Të paktën të kishte arritur te deklarata e Presidentit Begaj. Ti njëherë duhet të dënosh sulmin me forcën më të madhe, të mbështesësh Kosovën, dhe të tregosh me gisht, se ishin serbët ata që e shkaktuan. Konferenca është propozim pro serb. Kemi një politikë pro serbe në Tiranë. S’ka nevojë për Konferencë, ka një dialog nga BE dhe me ndërmjetësinë amerikane. S’ka nevojë për një konferencë, për t’u ulur kush Rusia, Kina?! Projektuesi i trazirave në Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnjë është Vuçiç, me idenë e botës serbe. Nuk mund të tolerohet sepse e pamë se çfarë ndodhi me Rusinë”, shton ish-ministri i Jashtëm.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy