
Pas masakrës së ndodhur në El Paso ku 20 persona humbën jetën, kandidatët demokratë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, shprehën zemërimin e tyre në lidhje me rritjen e vrasjeve masive në vend, duke akuzuar “National Rifle Association” dhe mbështetësit e saj në Kongres. "Jo vetëm shkak të asaj që ndodhi në El Paso, por mbi të gjitha për faktin se ka ndodhur kaq shumë herë", tha senatori Bernie Sanders, duke folur me 18 kandidatë të tjerë në Shtëpinë e Bardhë në Nevada. "Njerëzit në të gjithë botën kanë kthyer sytë nga Shtetet e Bashkuara dhe pyesin se çfarë po ndodh, cila është situata e shëndetit mendor në Amerikë, ku sërish u bëmë dëshmitarë të një tmerri të papërshkrueshëm". Sanders akuzoi udhëheqjen republikane të Senatit se më shumë "shqetësohej të kënaqte NRA sesa për të dëgjuar shumicën e popullit amerikan". Ai vuri në dukje se është përgjegjësia e presidentit Donald Trump për të pasur një legjislacion të arsyeshëm për sigurinë e armëve.



