“Shes veshkën për 100 mijë euro”.
Ky njoftim në një dyqan virtual në Itali ka tërhequr vëmendjen e policisë, e cila ka zbuluar se ishte shkruar nga një grua 44-vjeçare rumune.
Hetimet kanë zbuluar se pas pseudonimit Melinda K. qëndronte një 44-vjeçare rumune, e cila është shprehur se ështënë vështirësi ekonomike.
Tashmë policia po heton nëse pretendimi i saj është i vërtetë apo është një kërkesë për ndihmë “e kamufluar”.



