Hoxhaj: Serbia vazhdon të abuzojë me Interpolin

Hoxhaj: Serbia vazhdon të abuzojë me Interpolin

Serbia ka arritur përsëri t’i kthejë në data-bazën e Interpolit flet-arrestet për Thaçin dhe Haradinajn dhe sipas zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj Beogradi është duke keqpërdorur organizatat ndërkombëtare. 

Hoxhaj tha se ky keqpërdorim i institucioneve dërkombëtare ga ana e Serbisë, po vazhdon duke përdorur akuza që tashmë janë dëshmuar të jenë të rrejshme.

Zëvendëskryeministri deklaroi se këto veprime nuk janë as në rymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore, as në frymën e perspektivës evropiane, e aq më pak kjo nuk do të ndihmojë normalizimin e raporteve es dy vendeve.

Serbia vazhdon të abuzojë me organizatat ndërkombëtare për ta dëmtuar Kosovën përmes flet-arresteve të Interpolit, me deklarata që tashmë janë dëshmuar të jenë të pavërteta. Kjo sjellje nuk është në frymën e marrëdhënieve të mira as të perspektivës evropiane, aq më pak e ndihmon normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve”, ka shkruar Hoxhaj në "Twitter".

Ndërakq, ministri i Brendshëm serb ka deklaruar se Interpoli i ka rikthyer flet-arrestet për presidentin dhe kryeministrin e Kosovës, të cilat ishin tërhequr nga data-baza e kësaj organizate në dhjetor të vitit të kaluar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy