Shkatërrohet banda e “Robin Hood”-ve shqiptarë

Shkatërrohet banda e “Robin Hood”-ve shqiptarë

Një grup shqiptarësh, të kthyer në makthin e banorëve të  Cuneo-s, në veri të Italisë, për shkak se grabisnin vila e apartamente, ranë në prangat e policisë italiane.

9 persona, të gjithë shqiptarë, u arrestuan në një operacion të gjatë e të organizuar policor. Arrestimet u kryen në Cuneo, aty ku banda e grabitësve kishte edhe bazën, dhe në Milano.

Shqiptarët akuzohen për vjedhjen e të paktën 18 banesave të kryera nga Nëntori 2016 deri në Shkurt 2017. Sipas mediave italiane, pjesëtarët e bandës merrnin edhe të tjerë shqiptarë, nga jashtë qytetit piemontez, për të kryer goditjet, me qëllim që ata të mos njiheshin në zonë.

Operacioni u kodua me emrin “Robin”, duke marrë shkas nga një postim në rrjetet sociale të njërit prej grabitësve, i cili shkruante se grabiste të pasurit për të ndihmuar të varfrit.

Ishte pikërisht postimi prej “Robin Hood”-i i shqiptarit, që çoi në identifikimin e bandës. Policia sekuestroi 2 makina të vjedhura, sende me vlerë si edhe 40 mijë euro kesh. Autoritetet në vendin fqinj njoftuan se të paktën 5 persona të tjerë janë shpallur në kërkim, si bashkëpunëtorë të grabitësve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy