SHBA do të dërgojë raketa “Patriot” në Ukrainë/ Reagon Moska: Jeni bërë palë në konflikt!

SHBA do të dërgojë raketa “Patriot” në Ukrainë/ Reagon Moska: Jeni bërë palë në konflikt!

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova ka deklaruar sot se Uashigtoni është bërë palë në konfliktin në Ukrainë.

"Uashingtoni, i cili efektivisht është bërë pjesë e konfliktit, nuk do të jetë në gjendje t'i shpëtojë përfshirjes së tij në terrorin e regjimit të Kievit kundër popullsisë civile të Rusisë dhe të çlirohet nga përgjegjësia për vdekjet dhe shkatërrimet e shkaktuara nga armët amerikane”, tha Zakharova, raporton RIA Novosti.

Zakharova kujtoi një seri sulmesh ukrainase ndaj qyteteve dhe qytezave ruse, "veprime të tilla të regjimit të Kievit kryhen me miratimin e Shteteve të Bashkuara, e cila është e përfshirë drejtpërdrejt në drejtimin e sistemeve të artilerisë dhe raketave", tha ajo. Reagimi i Moskës vjen pas raportimeve se SHBA pritet të dërgojë raketa “Patriot” në Ukrainë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy