Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pasi homologu i tij nuk e ftoi në mbledhjen me liderët e Ballkanit Perëndimor. Në një intervistë për një gazetë greke, Rama tha se nuk ndihet i ofenduar personalisht, pasi është cështje politike dhe kjo e fundit është “bishë e rrezikshme”.
Rama tha se nëse do të ishte në vend të kryeministrit grek nuk do e bënte diçka të tillë, pasi miqtë duhet të flasin dhe të kuptohen.
‘Kam mësuar në jetë se të ndihesh i ofenduar personalisht nuk është diçka e mirë. Kur bëhet fjalë për politikën, që mund të bëjnë keq, politika është një bishë e rrezikshme. Mund të të tërheq poshtë, jo nuk jam i ofenduar,. Thjesht nuk duhet të bënte atë që bëri. As nuk e imagjinoj që në një situatë të njëjtët të bëja të njëjtën gjë. Të lidhet këtë qëllim të madh për të dërguar një mesazh mua, Shqipëria, çfarëdo rëndësie ka Greqia, nuk është kjo mënyra. Miqtë duhet të përballen me njëri-tjetrin të përpiqen që të kuptohen, të flasin. Kyriakos ishte një mik që e pëlqeja dhe akoma është një mik që e pëlqej. Kyriakos do të jetë gjithmonë mik.", tha Rama.



