Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Rruga Lekbibaj- Fierzë e bllokuar nga rrëshqitjet e gurëve

Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Rruga Lekbibaj- Fierzë e bllokuar nga rrëshqitjet e gurëve

Ministria e Mbrojtjes jep informacion lidhur me situatën e reshjeve në vend dhe motin e keq, duke thënë se situata në qarkun e Kukësit, pas reshjeve të ditës së djeshme, sot paraqitet më e qetë.

Sipas informacioneve nga Agjencia e Mbrojtjes Civile, në bashkinë Tropojë ku pati dëme, gjendja është normalizuar, ndërkohë që vazhdon puna në terren nga grupet e punës për eliminimin e pasojave.

Në mbështetje të forcave në terren po punojnë mjete dhe forca e batalionit të Xhenios dhe Batalionit të Mbështetjes së Emergjencave Civile. Ndërsa bashkia ka ngritur grupet e vlerësimit të dëmeve.

Aktualisht në territorin e bashkisë Tropojë:

-Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Bajram Curri-Valbonë, Ura e Bujanit-Qafe Morine, Sopot-Kerrnaj, Qafë Mejdan-Tropojë-Buçaj, Bajram Curri-Cërrnicë dhe Bajram Curri-Fierzë.

-Rruga Lekbibaj- Fierzë është e bllokuar nga rrëshqitjet e gurëve, po punohet me mjetet e bashkisë për zhbllokimin e segmentit rrugor Lekbibaj-Sheshi i trageteve Fierzë.

-Po punohet nga grupet e punës së OSHEE për riparimin e defektit në nënstacionin elektrik në Gropë Fierzë dhe rikthimin e energjisë në njësinë administrative Fierzë dhe fshatin Valbonë.

-Në fshatin Degë njësia administrative Fierzë është dërguar një fadromë në mbështetje të komunitetit.

Në qarqet e tjera të vendit situata është e qetë dhe nuk janë vërejtur problematika.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy