
Infeksionet urinare dhe vaginale më të shpeshta janë te femrat, thotë mjekja urolohe Driola Ndrevataj.
Për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, mjekja që vepron në Itali, shpjegon se cilat janë shkaqet që çojnë deri te kjo rrezikshmëri.
Infeksionet urinare janë më të shpeshta te femrat, ky është shkak anatomik sepse uretrea e femrës është më e shkurtër sesa e mashkullit dhe e bën më të lehtë transportimin e bakter eve zakonisht shkojnë nga zorra e trashë drejt rrugëve të apartit urinar.
Urologia Ndrevataj, thotë se nga vjen ky infeksion urinar kryesisht pas marrëdhënieve seksuale.
Zakonisht femrat janë më të prirura për infeksione urinare. Infeksionet vijnë pas një marrëdhënie seksuale që quhet ‘cistite post koitale’ dhe zakonisht vijën nga faktor të ndryshëm siç mund të jete fakti që dikush është më i prirur që ti ketë më shumë sesa dikush tjetër, është fakti se gjatë marrëdhënieve seksuale bëhet një fërkim i uretës dhe bën që urëta të jetë më e prirur të marrë infeksione urinare siç janë përgjithësisht bakteria kryesore, isheriakoli që vjen nga zorra e trashë.



