Neurokirurgu Gentian Toshkezi nga SHBA, flet për hemorragjinë cerebrale, shkaqet dhe simptomat teksa është ulur mosha e personave që preken nga një problematikë e tillë.
Duke folur për emisionin “Zgjohu me MCN”, mjeku shpjegoi se hemorragjitë cerebrale janë shkaku i dytë i asaj që quhet stroke, pasi shkaku i parë që takojmë është stroku ishemik dhe ai hemorragjik është i dyti dhe përbën 30% të atakëve cerebrale.
Sipas tij, shkaqet traumatike janë nga aksidente dhe trauma të ndryshme të trurit të cilat prekin mosha nën 50 vjeç dhe janë raste spontane.
Hemorragjia cerebrale është një urgjencë mjekësore dhe nëse ndodh mund të shkaktojë dhe vdekjen e pacientit, por varet nga shkalla e hemorragjisë dhe rrjedhja e gjakut.
Mund të fillojë me një dhimbje koke, konfuzion, pamundësi për të menduar, paralizë faciale, paralizë të gjymtyrëve të poshtëm apo sipërm.
Në hemorragjinë cerebrale shfaqja e simptomave është e menjëhershme ndaj pacienti duhet të shfaqet menjëherë në spital dhe duhet menjëherë të kërkohet ndihma mjekësore me shfaqjen e simptomave të para.
Diagnostikimi dhe trajtimi i menjëhershëm mund të parandalojë rastet fatale.
Shkaku kryesor është hipertensioni, shfaqet kryesisht në mosha mbi 50 vjeç, por nuk përjashtohen as rastet e tjera.
Mund të ndodhë edhe te pacientë që nuk kanë vuajtur nga hipertensioni, mund të lidhen me aneurizëm në kokë, shkaqe dytësore si një tumor në tru, apo dëmtime të pareteve të enëve të gjakut.
Stresi është një faktor që përkeqëson sidomos goditjet ishemike dhe hemorragjike në tru, pasi mund të çojë në dobësimin e pareteve të enëve të gjakut.
Hemorragjitë cerebrale janë urgjenca që ne i shohim kryesisht gjatë natës, ndodh një luhatje tensioni e cila mund të shkaktojë dëmtimin e pareteve.
Nuk ka një arsye të qartë se pse i shohim më tepër gjatë natës se sa gjatë ditës.
Pas një goditje apo aksidenti është e rëndësishme që të diagnostikohesh për të parë nëse ka dëmtime në tru.
Edhe për të pasur një diagnozë të qartë. Brenda një gjashtë mujori ne mendojmë se ndodh rekuperimi total.
Por simptomat mund të mbeten permanente në pjesën më të madhe të rasteve.



