Bien temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për sot

Bien temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për sot

Moti paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare në zonat e ulëta dhe malore, por mot me diell mbizotëron vijën bregdetare deri pas mesditës.

Pasditja sjell zhvillim të vranësirave në rajonin verior dhe pjesërisht zonat lindore aty ku priten edhe shira të izoluar e të papërfillshëm.

Ndërsa orët e mbrëmjes dhe natës largojnë vranësirat nga vendi ynë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale dhe maksimale ku mëngjesi shënon 14°C, ndërsa termometri gjatë mesditës ngjitet në 34-35°C.

Era do fryjë mesatare por herë pas here forcohet me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Europa Juglindore dhe pjesërisht vendet e Europës Qendrore do të përfshihen nga mot me vranësira të shpeshta, të cilat herë pas here gjerojnë reshje shiu, breshëri dhe stuhi lokale ere.

Ndërsa kthjellimet dominojnë gjithë pjesën tjetër të kontinentit Europian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy