
Gazetari Neritan Sejamini tha mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv se po krijohen boshllëqe në të gjitha nivelet e gjyqësorit. Sejamini se gjithë njerëzit që kanë bërë katrahurën në reformën e drejtësisë qëndrojnë në vendet e tyre të punës si pedagogë dhe poste të ndryshme dhe vijojnë të propagandojnë.
Gjykata e Lartë po shqyrton çështje të vitit 2014, nuk është mbaruar viti 2014. Kemi 8 vjet të shkruara, përveç çështjeve që lindin. Një Gjykatë ka aq personel për të përballuar çështjet që lindin brenda një viti. Sikur çdo gjë të jetë në rregull jemi 8 vite pas. Përveç GJL, po krijojmë boshllëqe në të gjitha nivelet e gjyqësorit, me atë që po bëjmë sot po krijohet ngarkesë për të ardhmen
Nuk diskutohet fakti që kemi reforma që ka dështuar në disa aspekte. Gjithë këta njerëz që kanë bërë këtë katrahurë qëndrojnë në punë dhe propagandojnë. Ata persona që e sollën krizën nuk mund ta zgjidhin.
Unë di që Reforma është bërë nga Kuvendi i Shqipërisë. Ka emra konkretë që kanë punuar për reformën në drejtësi.
Qëllimi i reformës është ti japë drejtësi qyetarëve. Çështje e 2022 do gjykohen në 2032 se tani po gjykohen të 2014.



