
Ish-ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philipp Kosnett, ka reaguar lidhur me qëndrimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiç, në raport me konfliktin Rusi-Ukrainë. Kosnett thotë se duket se Putin ka zgjedhur Putinin në vend të Perëndimit.
Duket se Serbia e Vuçiçit ka zgjedhur Putinin në vend të Perëndimit, ndërsa pretendon se duart e tij janë të lidhura nga opinioni publik dhe fshihet pas Kishës. Ky nuk është lidership, është frikë morale. BE, SHBA, ju lutem mbani shënim”, ka shkruar Kosnett.
Kujtojmë që më 25 shkurt, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Vuçiç tha se mbështet integritetin territorial të Ukrainës, por tha se nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë.



