Forcat e Armatosura nuk kanë personel teknik për të çmontuar avionin e pilotit italian Guido Guidi, që ra në Ishëm. Në një përgjigje që Ushtria i ka kthyer Prokurorisë së Krimeve të Rënda, thuhet se nuk mund të plotësohet kërkesa e organit të akuzës për ta lëvizur mjetin fluturues.



