Shantazh në rrjetet sociale ndaj të miturës për të kryer marrëdhënie me të, arrestohet një person në Tiranë

Shantazh në rrjetet sociale ndaj të miturës për të kryer marrëdhënie me të, arrestohet një person në Tiranë

Policia e Tiranës njofton se ka parandaluar një ngjarje të rëndë të ngacmimit seksual në rrjete sociale, ndaj një të miture 15-vjeçare, duke vënë në pranga një person.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, pas kallëzimit të bërë nga një e mitur 15-vjeçare, se një shtetas i kishte hapur profile false në rrjete sociale dhe e shantazhonte për ti dërguar foto/video intime, si dhe për të kryer marrëdhënie seksuale me të, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat, pas një hetimi shumë të shpejtë dinamik dhe të mirëfilltë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Intimiduesi”, në bashkëpunim dhe me Komisariatin e Policisë Nr. 5, u ndalua shtetasi Benard Çullhaj, 27 vjeç, banues në Tiranë.  

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, i ka hapur profile false, një 15-vjeçareje, në rrjete sociale, e shantazhonte për ti dërguar foto/video intime dhe për të kryer marrëdhënie seksuale me të.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera, janë dokumentuar dy ngjarje të tjera të kësaj natyre kriminale, me autor të dyshuar 27-vjeçarin dhe dy të dëmtuara 15 dhe 16 vjeçe.

Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy