3 policët e rrëmbyer në Kosovë, KFOR flet për arrestim: E paqartë vendndodhja e tyre

3 policët e rrëmbyer në Kosovë, KFOR flet për arrestim: E paqartë vendndodhja e tyre

Misioni paqeruajtës KFOR, del me deklaratë lidhur me tre policët e rrëmbyer në Kosovë nga pala serbe. Në deklaratën për media, KFOR e cilëson marrjen e policëve, si arrestim. “Pas arrestimit të tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës, më 14 qershor, misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO-ja, ka rishikuar vendndodhjen e ngjarjes dhe ka folur me përfaqësues të institucioneve në Kosovë dhe me autoritetet serbe. Bazuar në të dhënat e disponueshme, mbetet e paqartë se ku kanë qenë zyrtarët e Policisë së Kosovës në momentin e arrestimit. U bëjmë thirrje palëve që t’u përmbahen marrëveshjeve dhe procedurave për të bashkëpunuar me KFOR-in. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve të përmbahen nga retorika provokuese dhe të shmangin çdo veprim të njëanshëm që mund të përshkallëzojë tensionin në zonë”. Ndër të tjera KFOR thotë se mirëpret të gjitha përpjekjet e komunitetit diplomatik për zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe mbështet dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Europian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy