Rusi, Parlamenti voton unanimisht njohjen e Donetskut dhe Luhanskut si republika të pavarura

Rusi, Parlamenti voton unanimisht njohjen e Donetskut dhe Luhanskut si republika të pavarura

Dhoma e lartë në Parlamentin rus, votoi unanimisht njohjen e Donetskut dhe Luhanskut si të pavarura.

Dhoma e Lartë, Këshilli i Federatës, i Parlamentit rus votoi njëzëri në favor të miratimit të traktateve të miqësisë me dy republikat e vetëshpallura demokratike në Ukrainën lindore, duke përshkallëzuar kësisoj krizën me Ukrainën dhe Perëndimin.

Traktatet, të cilat hyjnë në fuqi sapo të nënshkruhen nga Presidenti Vladimir Putin, krijojnë kushtet për ndërtimin e bazave ushtarake të Moskës, miratimin e një qëndrimi të përbashkët mbrojtës dhe forcimin e integrimit ekonomik.

Më herët dhoma e ulët, Duma, miratoi kushtet përkatëse për njohjen e Republikave Popullore të Donetskut dhe Luhanskut në kufijtë e tyre aktual.

Deputetët i miratuan dy tekstet me unanimitet, me të 400 votat pro. Në një shënim shpjegues bashkangjitur thuhet se dokumentet krijojnë “bazën ligjore” për praninë në këto zona “të njësive të nevojshme ushtarake ruse për të ruajtur paqen në rajon dhe për të garantuar një siguri të qëndrueshme të palëve”.

Në rast të një kërcënimi ndaj sovranitetit të tyre përkatës, palët do të zhvillojnë konsultime të drejtpërdrejta “me synimin për të garantuar mbrojtjen e përbashkët, ruajtjen e paqes dhe sigurisë reciproke”.

Kushtet dhjetëvjeçare rinovohen automatikisht për një periudhë shtesë pesëvjeçare, nëse njëra nga palët nuk njofton se tërhiqet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy