Kryetari i Kuvendit Ilir Meta është pritur këtë të mërkurë në Itali nga homologia e tij Laura Boldrini. Ai ka kërkuar heqjen e taksës për mjetet e transportit për biznesin si dhe shtimin e fondeve për mësimin e gjuhës shqipe për arbëreshët. Meta dhe Boldrini theksuan se duhet të forcohet bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.



